"Ragmi ik", vendosen parulla në Preshevë. Më në fund u zgjua shpirti kryengritës preshevar (foto).
Lokale

"Ragmi ik", vendosen parulla në Preshevë. Më në fund u zgjua shpirti kryengritës preshevar (foto).

18.Jul.2015 11:33
0

Në adresë të Portalit Informativ-Titulli kanë arritur disa foto fotografi me përmbajtje që lidhen me vizitën e fundit të Aleksandër Vuçiq në Preshevë.

Fotografitë janë shkrepur në disa lokacione në Preshevë të cilat paraqesin pakënaqësinë ndaj veprimit të kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili ndau mirënjohje për kryeministrinë Vuçiq me shenjën “Kryeministri i parë që vizitoi Preshevën”.

Postera të vendosur nëpër shtylla elektrike të betonit dhe grafite nëpër rrugë të qytetit janë me parullat “Mirënjohje Vuçiqit, Dorëheqje popullit” dhe “Ragmi ik”.

 

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Deputeti Popullor Shaip Kamberi, përmes një postimi në facebook parullat e vendosura nëpër Preshevë i ka vlerësuar se më në fund u zgjua shpirti kryengritës preshevar. 

Ky është Postimi i plotë i Shaip Kamberit në profilin e tij në facebook:

"Presheva sot u zgjua me parulla - Ragmi ik".

Më në fund u zgjua shpirti kryengritës preshevar.

Nuk mund të pajtohet me servilizmat dhe poshtërimet e shumta që po ua servon superpatrioti preshevar.

I tha Ik politikës që Preshevën e shndërroi në një kasaba te vogël, në të cilën pseudopatriotizmi u institucionalizua nga pseudopatrioti.

Ardhmëria e gazetarisë, mediat online dhe rrjetet sociale (Foto)
Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen për Diploma, pengesë për të diplomuarit e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration